Galatasaray vendos çmimin 35-40 milionë euro për Gabriel Sarën

Gabriel Sara, mesfushori brazilian 27-vjeçar i Galatasarayt, ka zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Në Itali, Roma dhe Napoli po ndjekin nga afër paraqitjet e tij, ndërsa në Angli të njëjtën gjë po bëjnë Neëcastle United dhe Evertoni. Sara është ndër lojtarët kryesorë të skuadrës turke.

Të lidhura

None found

Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, e konsideron brazilianin një përforcim të rëndësishëm për mesfushën. Për ta siguruar atë, klubet e interesuara duhet të përballen me kërkesat e Galatasarayt, i cili është i gatshëm të shqyrtojë vetëm oferta nga 35 deri në 40 milionë euro.

Kontrata e Sarës me klubin turk është e vlefshme deri në qershor të vitit 2029.


Shtuar më 2.11.2026 15:37