Edon Zhegrova la gjurmë edhe në ndeshjen që Juventusi e fitoi 2:0 ndaj Napolit të dielën mbrëma, ndonëse qëndroi në fushë vetëm gjysmë ore.
Ai hyri në lojë në minutën e 60-të, kur rezultati ishte 0:0. Dhjetë minuta më pas, Zhegrova dha asistimin për golin që kaloi Juventusin në epërsi.
Të lidhura
None found
Sulmuesi i krahut e zëvendësoi francezin Randal Kolo Muani. Me paraqitjen ndaj Napolit, Zhegrova numëron 2 gola dhe 2 asistime në Serie A.
Trajneri Luciano Spalletti tha se Kolo Muani kishte luajtur mirë, por e kishte larguar nga fusha për të aktivizuar një lojtar më të freskët. Sipas tij, Zhegrova mundi të luante lojën e vet në atë moment, pasi Juventusi ishte përmirësuar.
Spalletti pranoi gjithashtu se zëvendësimet bënë dallimin ndaj Napolit. Duke shpjeguar kohën e aktivizimit të Zhegrovës, ai theksoi se Juventusi kishte nisur të ndërtonte më shumë lojë, çka i krijoi kosovarit mundësinë të shfaqte cilësitë e tij.
Për paraqitjen e Zhegrovës pati komente pozitive nga tifozët, ndërsa edhe mediumet e afërta me Juventusin vazhduan të shkruanin mirë për të.







