Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet të marrë më shumë vlerësim dhe mundësi për të luajtur, mendojnë shumë tifozë të Juventusit që kanë shprehur qëndrimin e tyre në rrjetet sociale.

Juventusi triumfoi 2-0 në shtëpi kundër Napolit. Zhegrova, ylli kosovar, u aktivizua pas pushimit dhe, pak minuta më vonë, kaloi me driblim Oliverian përpara se të asistonte për Kerim Aljabegovicin. Ky i fundit shënoi një gol të bukur nga distanca dhe kaloi Juventusin në epërsi.

Të lidhura

None found

Ky ishte asistimi i tretë i Zhegrovës në Serie A, por ai ende nuk e ka nisur asnjë ndeshje si titullar.

Zgjedhjet e Luciano Spallettit kanë shtuar pakënaqësinë mes tifozëve, të cilët po bëjnë thirrje në rrjetet sociale që sulmuesi të aktivizohet më shpesh.

“Edon Zhegrova meriton edhe ai pak vlerësim. Sa herë që futet në fushë, bën diçka, por Spalletti duket se sheh gjëra të tjera që ne nuk i dallojmë.”

“Nuk e kuptoj ende pse Zhegrova nuk e nis ndeshjen nga minuta e parë.”

Një tjetër tifoz shkroi: “Nuk jam ndonjë admirues i madh i mënyrës së tij të çmendur të të luajturit, por më pëlqen mentaliteti i tij ‘sudamerikan’ (ai është nga Kosova), energjia dhe ligësia pozitive. Pikërisht këto i mungojnë dhomës së zhveshjes, ku ka lojtarë pa zjarr dhe frikacakë.” Këto ishin vetëm disa prej reagimeve të shumta të mbështetësve të klubit torinez.

Juventusi renditet aktualisht i shtati në Serie A dhe synon të përfundojë mes katër skuadrave të para, për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve.