Mbrojtësi i Skënderbeut Georgios Lagonidis, i shpallur lojtari më i mirë ndaj Vllaznisë, rikthehet në Athinë

Georgios Lagonidis u përzgjodh nga Drejtoria Teknike e FSHF-së si “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e cila përfundoi 1-1. Mbrojtësi grek i skuadrës korçare, megjithatë, nuk ishte i pranishëm për të marrë çmimin.

Siç bëri të ditur moderatorja e emisionit “Super Gol” në RTSH, Hygerta Sako, 24-vjeçari ishte nisur drejt Athinës, në Greqi.

Të lidhura

None found

Lagonidis u transferua te Skënderbeu gjatë verës së këtij viti, pa kosto, nga ekipi grek i Volosit. Nën drejtimin e Juljan Ahmatajt, ai është bërë pjesë e formacionit titullar të skuadrës korçare.