Juventusi ka kaluar në avantazh ndaj Napolit në përballjen e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.
Goli i epërsisë së “Zonjës së Vjetër” u shënua pas 70 minutash lojë, në një takim ku skuadra torineze ka qenë dominuese që nga starti.
Të lidhura
None found
Aksioni nisi nga Edon Zhegrova, i cili shmangu me mjeshtëri Oliveran dhe më pas i pasoi topin boshnjakut Kerim Alajbegovic.
Mesfushori reagoi me një goditje të fuqishme nga distanca, duke e lënë portierin e Napolit të palëvizur dhe pa mundësi për të ndërhyrë.
Për Alajbegovic, ky ishte goli i parë në Serie A, ndërsa Zhegrova regjistroi asistimin e tij të tretë.






