Milot Rashica është rikthyer të luajë pas dëmtimit të pësuar gjatë angazhimit me Kombëtaren e Kosovës.
Sulmuesi kosovar u aktivizua në minutën e 83-të në ndeshjen që Besiktasi barazoi 2-2 me Kasimpasan.
Të lidhura
None found
Rashica kishte mbetur jashtë skuadrës që prej përballjes së Kosovës me Austrinë, ku pësoi një dëmtim muskulor pak minuta pasi hyri në lojë.
Për shkak të lëndimit, ai mungoi në pesë ndeshje të Besiktasit, duke përfshirë edhe takimet e Ligës së Evropës. Tashmë pritet të shihet nëse do të rikthehet në formacionin titullar të klubit turk.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse përzgjedhësi Franco Foda e ka përfshirë Rashicën në listën e të ftuarve për dy ndeshjet e nëntorit, ndaj Izraelit dhe Irlandës.
Kosova do ta presë Izraelin më 14 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më pas do të udhëtojë drejt Dublinit për përballjen me Irlandën.



