Stojanoska: VLEN u bë “Kali i Trojës” në dobi të BDI-së

Dafina Stojanoska, deputete e OBRM-PDUKM-së, kritikoi koalicionin VLEN për mbështetjen që, sipas saj, i dha kandidatit të AKI-së në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë. Ajo tha se VLEN duhej të tregonte se kishte dallime politike nga BDI-ja.

Në një intervistë për televizionin Sitel, Stojanoska u shpreh se ky veprim i VLEN-it çoi në shpërndarjen e votave dhe i shërbeu BDI-së.

Të lidhura

None found

“Sipas meje, ata luajtën rolin e Kalit të Trojës, duke vepruar në favor të BDI-së dhe duke i shpërndarë votat e elektoratit”, tha Stojanoska.

Ndërkohë, Arkin Jahiji, kandidati shqiptar i AKI-së, ka shpallur fitoren në Komunën e Bërvenicës. Zgjedhjet e jashtëzakonshme u mbajtën pas vdekjes së kandidatit Jovica Ilievski.