Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe godet për vdekje këmbësoren 67-vjeçare

Një këmbësore 67-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në Shkodër, pasi u godit nga një automjet që doli nga rruga.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:40, në zonën e njohur si “Ura e Bahçallëkut”. Sipas të dhënave paraprake të policisë, në timon ishte një 27-vjeçare, e cila dyshohet se humbi kontrollin e automjetit.

Të lidhura

None found

Makina doli nga rruga, u përplas me shkallët metalike të një ndërtese dhe goditi E. B., e cila po ecte në trotuar. E moshuara ndërroi jetë nga plagët e marra.

Hetuesit janë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit të automjetit.


Shtuar më 1.11.2026 17:12