Formacionet zyrtare të Dukagjinit dhe Gjilanit për duelin ku synojnë fitoren

Dukagjini pret Gjilanin në ndeshjen e javës së 12-të të Superligës së Kosovës.

Të dy ekipet, që synojnë të sigurojnë pjesëmarrjen në garat evropiane, hyjnë në fushë me synimin për të marrë tri pikët.

Të lidhura

None found

Klubi nga Klina nuk ka arritur të fitojë në dy ndeshjet e fundit dhe kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive. Gjilani, nga ana tjetër, synon të vijojë me paraqitjet e mira.

Formacionet zyrtare të skuadrave janë:

Dukagjini: Haxhihamza, Hugo, Sinani, Basri, Bytyqi, Dallku, Pefqeli, Salihu, Mërlaku, Isufi, Zulfiji.

Gjilani: Coric, Thaqi, Krivanjeva, Limani, Potoku, Boshnjaku, Namani, Rrahmani, Bajraktari, Bilalli, Tolaj.

Ndeshja nis në orën 17:00.


Shtuar më 1.11.2026 16:13