Ermal Krasniqi vijon të jetë protagonist me Amedsporin, teksa realizoi një gol të bukur në përballjen ndaj Eyupsporit në futbollin turk.
Mbrojtësi i djathtë shqiptar mori topin në krahun e djathtë dhe, pasi shmangu me elegancë një kundërshtar, befasoi të gjithë me vendimin për të goditur direkt me të majtën, në vend që të krosonte drejt zonës. Gjuajtja e tij përfundoi në rrjetë dhe i dha Amedsporit avantazhin 1-0.
Të lidhura
None found
Ky ishte goli i parë i Krasniqit në këtë sezon, ku ai ka regjistruar gjithashtu edhe dy asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të ekipit nga Diyarbakiri.
Te Amedspori, Krasniqi po formon një dyshe shqiptare me Lumbardh Dellovën, ndërsa të dy aktivizohen nën drejtimin e trajnerit Besnik Hasi.
Dy futbollistët janë integruar mirë në skuadër dhe po luajnë rol të rëndësishëm në objektivin e saj për të luftuar në pjesën e sipërme të renditjes.
Një fitore ndaj Eyupsporit do ta ngjiste Amedsporin në vendin e dytë me 23 pikë, vetëm dy pikë larg kryesuesit Galatasaray.




