Valdrin Sahiti ka komentuar në emisionin “Vajza dhe Gra” vrasjen e Arlinda Zekajt në Kosovë, duke e përshkruar ngjarjen si një problem të ndjeshëm që kërkon vëmendje dhe reflektim të thellë nga shoqëria dhe institucionet.
Stilisti i njohur nga Kosova nënvizoi se kjo çështje nuk duhet të trajtohet vetëm në kuadër të reagimeve të burrave. Sipas tij, parandalimi duhet të nisë me edukimin brenda familjes dhe të vijojë përmes rolit të institucioneve e të gjithë shoqërisë.
Të lidhura
None found
Sahiti theksoi gjithashtu rëndësinë e një qëndrimi më të fortë institucional, si dhe nevojën për të ndryshuar mentalitetin dhe për të edukuar brezat e rinj.
“Për mua, kjo është një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme. Nuk mendoj se përgjegjësia duhet kërkuar vetëm te burri në këtë moment, por te edukimi familjar dhe institucional. Problemi lidhet me shoqërinë në tërësi, ndaj duhet të punojmë të gjithë dhe ta ngremë zërin në nivel institucional. Gjithçka duhet të nisë në shtëpi, që te babai”, deklaroi Valdrin Sahiti.
Fjalët e stilistit vijnë pas rikthimit në qendër të vëmendjes të diskutimeve për dhunën ndaj grave, edukimin në familje dhe përgjegjësinë e institucioneve për të parandaluar krime të ngjashme, pas vrasjes së Arlindës.








