Marseille po përballet me vështirësi të mëdha financiare, ndërsa futbollistët e klubit kanë refuzuar kërkesën e drejtuesve për një ulje të mëtejshme të pagave.
Sipas Foot Mercato, disa lojtarëve u është kërkuar të pranojnë një tjetër reduktim financiar, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë dakordësinë, duke lënë pa marrëveshje palët.
Të lidhura
None found
Gjiganti francez aktualisht është nën monitorimin e organit francez përgjegjës për kontrollin financiar të klubeve, DNCG.
Më 26 qershor, DNCG vendosi kufizime si për fondin e pagave, ashtu edhe për shpenzimet e Marseille në merkato, pas shkeljeve të rënda financiare dhe rënies së jashtëzakonshme të të ardhurave.
Klubi kishte nisur një fushatë të fortë kursimi që në verën e kaluar, kur u larguan disa prej futbollistëve kryesorë dhe nuk u krye asnjë transferim i ri.
Presidenti Stephane Richard kishte bërë të ditur se objektivi ishte reduktimi i fondit të pagave me 30 deri në 35 për qind në raport me sezonin e mëparshëm.
Por zbatimi i këtij plani është vështirësuar nga fakti se kontratat e lojtarëve janë dakordësuar veçmas, çka u kufizon drejtuesve mundësinë për të bërë ndryshime të njëanshme në paga.
Përballë kësaj situate, Marseille mund të shqyrtojë zgjidhje të tjera për të ulur barrën financiare, mes të cilave largimin e futbollistëve ose rinegocimin e kontratave përmes marrëveshjeve të reja.






