Ditën e sotme, studentët që po protestojnë kundër qeverisë te Ministria e Arsimit, kanë artikuluar thirrje edhe në drejtim të opozitës, duke kundërshtuar praninë e përfaqësuesve të saj në tubimin e tyre.
“Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite!” dhe “Opozitë e shitur”, janë thirrjet që studentët kanë lëshuar në kor, duke shprehur pakënaqësinë ndaj Partisë Demokratike dhe duke refuzuar përfshirjen e politikës në protestën e tyre.
Të lidhura
None found
Bashkimi i demokratëve me të rinjtë solli edhe përplasje mes turmës, pasi studentët refuzuan praninë e deputetëve apo figurave të tjera të partive politike.
Studentët shprehen se partitë politike, mes të cilave edhe PD-ja, po përdorin kauzën e tyre dhe po tentojnë ta paraqesin protestën si të tyren dhe jo si protestë të të rinjve.








