Protestuesi i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, pasi kishte dhënë një intervistë për mediat ku shprehte kritikat ndaj qeverisë dhe shpjegonte arsyet e pjesëmarrjes në protestë, ka reaguar lidhur me debatet mes studentëve dhe përfaqësuesve të opozitës.
Ai u shpreh se qytetarët që u janë bashkuar studentëve, nuk kanë dalë në protestë si përfaqësues të partive politike, por si mbështetës të kauzës së tyre.
Të lidhura
None found
“Sepse njerëzit kanë dalë për të më mbështetur. Unë nuk jam kundër mbështetjes, këta nuk kanë dalë si parti dhe si deputetë, por si popull. Po ta mendojmë shumë thellë, çdo njeri këtu ka fëmijë”, u shpreh ai.
Protestuesi rikujtoi arrestimin e tij, duke thënë se ishte ndaluar pas një prononcimi për News24, ndërsa theksoi se gjatë shoqërimit në komisariat ishte dhunuar dhe kërcënuar nga efektivët e policisë.
“Mua më kanë rrahur gjatë rrugës për në komisariat, më kanë kërcënuar. Më thanë, “do të të hedhim nga fugoni”. Më tha efektivi i policisë “Po ta mbajti, dil prapë në protestë”. Më kanë futur dhe më kanë rrahur, më kanë sharë”, tha ai, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve dhe studentëve të bashkohen në protestë.
Protestuesi: Njerëzit po bien në kontradiktë me njëri-tjetrin. Sepse njerëzit kanë dalë për të më mbështetur. Unë nuk jam kundër mbështetjes, këta nuk kanë dalë si parti dhe si deputetë, por si popull. Po ta mendojmë shumë thellë, çdo njeri këtu ka fëmijë. Ky ka dalë me mua çdo ditë, duart i ka me gjak, të djegura, duke më ruajtur mua.
Mua më arrestuan, madje te Neës24 kam dalë dhe kam dhënë intervistë. Më arrestuan për dy fjalë. Si ju duket juve kjo?
Protestues janë edhe këta, për mendimin tim, se po qe për t’u kapur, ka qenë edhe deputetë të tjerë, Agron Shehaj. S’kanë ardhur vetëm këta. Pse, Agroni kujton ti se po lodhet fort për studentët? Vëmendje kërkon edhe ai, si gjithë të tjerët.
Këta nuk po dalin të thonë, “votoni PD-në, PS-në, as Partinë Mundësia”. Dolën duke mbështetur studentët, për mendimin tim.
Nuk është normale. Mua më kanë rrahur gjatë rrugës për në komisariat, më kanë kërcënuar. Më thanë, “do të të hedhim nga fugoni”. Më tha efektivi i policisë “Po ta mbajti, dil prapë në protestë”.
Më kanë futur dhe më kanë rrahur, më kanë sharë. Këta tani bien në kontradiktë me njëri-tjetrin. Bëhuni bashkë, dilni përballë, te Ministria e Arsimit, te Kryeministria. Te Ministria nuk rrëzohet Edi Rama, te Kryeministria do të rrëzohet.








