Në Çair i vidhet pistoleta “Glock” nga automjeti, rasti raportohet nga një 74-vjeçar

Një 74-vjeçar nga Shkupi ka njoftuar policinë për vjedhjen e pistoletës së tij “Glock” nga një automjet transportues në komunën e Çairit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 03:30. Pronari e ka paraqitur rastin në SPB Shkup më 30 tetor, në orën 20:30.

Të lidhura

None found

Në deklarimin e tij, ai ka thënë se automjeti nga i cili u mor arma nuk ishte i kyçur.

“Më 30.10.2026, në SPB Shkup, N.H.I. (74) nga Shkupi ka denoncuar se më 25.10.2026, rreth orës 03:30, në zonën e komunës së Çairit, nga automjeti i tij transportues, i cili sipas denoncimit nuk ishte i kyçur, i është marrë një pistoletë ‘Glock’”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Policia po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e vjedhjes dhe për të gjetur armën.


Shtuar më 31.10.2026 13:12