Federata turke vendos dënimet pas incidentit në derbin Galatasaray-Fenerbahce

Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit të Turqisë ka marrë vendim për dy lojtarët që u përjashtuan me karton të kuq pas derbit të Stambollit ndërmjet Galatasarayt dhe Fenerbahces.

Archie Brown, mbrojtësi i majtë i Fenerbahces, është pezulluar për tri ndeshje. Në të njëjtën kohë, qendërmbrojtësi i Galatasarayt, Abdulkerim Bardakci, është dënuar me mungesë në dy takimet e ardhshme.

Të lidhura

None found

Masat disiplinore u shpallën të premten, disa ditë pas përplasjes mes futbollistëve të dy ekipeve, e cila ndodhi të hënën pas përfundimit të derbit të fituar 2-1 nga Galatasaray.

Tensionet u përshkallëzuan pas sinjalit përfundimtar të arbitrit dhe situata kërkoi ndërhyrjen e Policisë për të rikthyer qetësinë mes lojtarëve.

Brown dhe Bardakci u ndëshkuan me kartonë të kuq, ndërsa futbollistët Roland Sallai i Galatasarayt dhe Kerem Akturkoglu i Fenerbahces u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

Federata turke nuk u kufizua vetëm te pezullimet, pasi vendosi edhe gjoba për të dyja klubet.

Galatasaray duhet të paguajë rreth 38 mijë e 50 euro, ndërsa gjoba e vendosur ndaj Fenerbahces është afërsisht 23 mijë euro.

Galatasaray, që ka fituar katër titujt e fundit në Superligën turke, mbetet në krye të renditjes me 22 pikë pas nëntë xhirove. Fenerbahce, ndërkohë, ndodhet në vendin e pestë me 16 pikë.