Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se, pas veprimeve të ndërmarra, NJPB Dellçevë ka arritur të zbardhë disa vjedhje të raportuara në markete të ndryshme të qytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, më 26.10.2026, rreth orës 15:50, në një market në Dellçevë disa persona kishin marrë produkte të ndryshme. Pas denoncimit, policia kreu kontrolle në terren dhe, falë reagimit të shpejtë, identifikoi dhe ndaloi A. B. (58), B.SH. (53) dhe A.A. (51), të tre nga Shkupi.
Të lidhura
None found
Gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve të markës „Daewoo“, me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga B.SH., u gjetën dhe u sekuestruan produkte të ndryshme. Sipas policisë, ato dyshohet se rrjedhin nga vjedhje të kryera në disa markete në Dellçevë.
MPB njofton se, pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tre personave do të paraqiten kallëzime përkatëse.






