Pejë, protestë nesër për vrasjen e Arlinda Zekajt

Një protestë do të mbahet nesër në Pejë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, nga Vitomerica e Pejës.

Iniciativa “Peja Nuk Hesht” njoftoi se po e organizon protestën së bashku me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.

Të lidhura

None found

Pjesëmarrësit do të kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për rastin e Arlinda Zekajt.

Tubimi nis në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.


Shtuar më 29.10.2026 23:08