Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Patrick Stewart, ikona e “Star Trek” dhe “X-Men

Patrick Stewart, aktori britanik i njohur për interpretimet e tij në seritë “Star Trek” dhe filmat “X-Men”, ka vdekur në moshën 86-vjeçare pas një përballjeje me sëmundjen e Alzheimerit.

Me një karrierë të gjatë në kinema dhe televizion, Stewart fitoi famë ndërkombëtare dhe vlerësimin e publikut për rolet e tij të spikatura. Ai u identifikua veçanërisht me kapitenin Jean-Luc Picard në universin “Star Trek” dhe profesorin Charles Xavier në sagën “X-Men”.

Të lidhura

None found

Kontributi i tij në artin e interpretimit u dallua edhe për talentin, timbrin e veçantë të zërit dhe praninë karakteristike që përcillte në ekran.

Vdekja e tij mbyll një etapë të rëndësishme për admiruesit e filmave fantastiko-shkencorë, të cilët do ta mbajnë mend për personazhet që u shndërruan në figura të paharrueshme të kinemasë.


Shtuar më 29.10.2026 21:52