Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët dhe institucionet.
Qeveria e Kosovës njoftoi se Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet e detajuara të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me rastin e rëndë. Zekaj u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës.
Të lidhura
None found
Në njoftim thuhet se raportet do të shqyrtohen së bashku me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Analiza do të përfshijë historikun dhe ecurinë e rastit, lëshimet dhe trajtimin e papërgjegjshëm, neglizhencën dhe mungesën e reagimit, si dhe procedurat e përgjegjësinë institucionale.
Gërvalla dhe Sveçla do të mbajnë konferencë të përbashkët për media nesër, në orën 09:00, në ZKM, për të informuar mbi këtë çështje dhe veprimet e mëtejshme, bëri të ditur Qeveria përmes një postimi në Facebook.







