Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mirëpritur votimin në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky projektligj u miratua sot në Kuvendin e Kosovës me 66 vota për.
Në reagimin e saj, Gërvalla deklaroi se pasuritë e pajustifikueshme nuk do të mund të mbrohen më nga pushteti, ndikimi apo emri i individëve, duke theksuar se ligji do të zbatohet ndaj të gjithëve pa përjashtim, përcjell “Bota sot”.
Të lidhura
None found
Reagimi i plotë
BYROJA SHTETËRORE po merr formë!
Kuvendi i Republikës së Kosovës e miratoi sot, me 66 vota për dhe në lexim të dytë, Projektligjin për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
As pushteti, as ndikimi dhe as emri i askujt nuk do të shërbejnë më si strehë për pasurinë e pajustifikueshme. Ligji duhet të zbatohet dhe do të zbatohet për të gjithë pa përjashtim, sepse në Republikën tonë askush nuk mund të jetë mbi ligjin.




