Këngëtarja Greta Koçi është treguar mjaft e rezervuar sa i takon jetës së saj private.
Pasditen e kësaj të mërkure, këngëtarja ishte e ftuar tek ‘Rudina’, për të folur rreth këngës së saj më të re ‘Lum kush m’ka’.
Moderatorja e ngacmoi Gretën edhe për jetën private duke i thënë se astrologe Meri tha që shenja e Peshores këtë vit duhet të vendosë në dashuri.
“Këtë vit besoj që jemi në ujëra të mirë”, u përgjigj Greta duke lënë të kuptohet se tashmë është dikush në jetën e saj.