Kërkohet ndihmë! Ende nuk është identifikuar 50 vjeçari që u përplas për vdekje nga kamioni

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, në fshatin Humelicë ku një kamion përplasi për vdekje një shtetas i cili ende nuk është identifukuar nga Policia e Shtetit.

Policia e Gjirokastrës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e viktimës së aksidentit që ndodhi para dy ditësh pranë fshatit Humelicë.

Për këtë janë publikuar fotot e tij nga kamera e sigurisë së një lokali ku ai ka qenë.

Viktima është rreth 50 vjeç dhe u përplas për vdekje nga autobusi i linjës Vlorë-Athinë.

Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, pranë fshatit Humelicë.

Policia shoqëroi në komisariat shoferin e autobusit, shtetasin L.R, 45 vjeç banues në Vlorë, për të dhënë sqarime mbi ngjarjen e rëndë. Ky ishte aksidenti i parë për vitin 2020 në Gjirokastër.


Shtuar 7.01.2020 15:12