Gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, një protestuese u përpoq të kontaktonte ministrat e Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar trajtimin e dhunës ndaj grave dhe përgjegjësi institucionale.
Ajo telefonoi ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për të ngritur çështjen e dhunës ndaj grave dhe për t’i kërkuar dorëheqjen, por nuk arriti të lidhej me të.
Të lidhura
None found
Protestuesja provoi të kontaktonte edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ia mbylli telefonin.
Thirrjet u bënë në protestën ku pjesëmarrësit kërkuan përgjegjësi institucionale dhe dorëheqje.




