Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se serbët dhe shqiptarët do të jenë dy nga popujt më të mëdhenj të Ballkanit Perëndimor.
Në një deklaratë për mediat, ai gjithashtu ai ka folur edhe për Kosovën, duke u shprehur se është i gatshëm t’i përgjigjet të gjitha ftesave për dialog.
Ai ka thënë se serbët duhet të tregohen të kujdesshëm në dialog në mënyrë që të arrihet sukses.
“Duket se as historinë e tij nuk e ka mësuar mirë… Thelbi është se Serbia duhet të marrë pjesë në dialog, sepse ne rrisim sigurinë e popullsisë serbe, por edhe sepse ajo duhet të zvogëlojë tensionet (mes dy popujve).
Serbët dhe shqiptarët me siguri do të jenë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor në 100 vitet e ardhshme. Nëse do të kemi sukses (në dialog), këtë nuk e dimë”, tha Vuçiç./albeu.com