Dy automjete u dëmtuan nga një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në oborrin e banesës së një 56-vjeçari në Tiranë.
Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 01:15 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Makinat e dëmtuara ishin të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet S. N.
Të lidhura
None found
Policia nuk ka bërë ende të ditura shkaqet e shpërthimit apo nëse dyshohet për persona të përfshirë.
Grupet hetimore po vijojnë punën për të dokumentuar ngjarjen dhe për të sqaruar rrethanat.




