I plagosuri në Shkodër këngëtar, u qëllua nga një person me maskë (EMRI)

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës. Burime mediatike bëjnë të ditur se i plagosuri Taulant Hoti, është këngëtar në lokalin ku u plagos.

Këngëtari po pinte kafen e mëngjesit, kur papritur një person me maskë si ato që përdoreshin në kohën e Covidit, është afruar dhe e ka qëlluar nga pas shpine duke e lënë të plagosur.

Të lidhura

None found

Policia po punon për identifikimin e autorit të dyshuar.


Shtuar më 27.10.2026 11:40