Presidentja Shiroka-Pula rikthen në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, ja arsyetimi

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vendosur ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke marrë në konsideratë edhe kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në vendimin e saj thuhet se më 22 tetor 2026 ajo ka pranuar propozimin zyrtar të Grupit Parlamentar të PDK-së, në cilësinë e sponsorizuesit të ligjit, që Kuvendit t’i mundësohet shqyrtimi i sërishëm i tij.

Të lidhura

None found

“Më 22 tetor 2026 kam pranuar propozimin zyrtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, si sponsorizues i Ligjit, për t’i dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës mundësinë që ta rishqyrtojë Ligjin”, thuhet në arsyetimin e presidentes.

Shiroka-Pula ka theksuar gjithashtu se gjatë marrjes së vendimit ka pasur parasysh Deklaratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të miratuar më 28 shtator 2026 me numër 11De-001.

“Në këtë kontekst, kam marrë parasysh edhe Deklaratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të datës 28 shtator 2026 (nr. 11De-001), duke mbështetur qëndrimin e shprehur në të, kundër çdo përpjekjeje për të shtrembëruar të vërtetën historike të Kosovës, për të vënë në dyshim karakterin çlirimtar të luftës së saj apo për të barazuar popullin që luftoi për liri dhe mbijetesë me regjimin që e shtypi atë”, thuhet në vendim.


Shtuar më 26.10.2026 16:40