P*umb i gomës i rrezikon syrin, Prokuroria e Tiranës nis hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit dhe tejkalimin e forcës nga policia

Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit, të shtunën e kaluar në bulevardin pranë Kryeministrisë.

Vishkulli, 28 vjeçar u plagos me plumb gome në sy nga forcat e policisë gjatë protestës studentore, e cila pati përplasje të forta të policisë ku edhe një herë tjetër forcat efektive tejkaluan në përdorimin e forcës duke kryer edhe akte dhune.

Të lidhura

None found

Sipas prokurorisë së Tiranës në protesta ka patur përdorim joproporcional të forcës nga ana e policisë. Sa i përket rastit të plagosjes së 28-vjeçarit, janë marrë dhe po shqyrtohen pamje nga kamerat e sigurisë së Bankës së Shqipërisë.

Një prej të cilëve ishte plagosje e cila tashmë i rrezikon njërin sy të riut nga Elbasani, që u dërguar në Itali për ndërhyrje te specializuar pas qëndrimit disa orë në Spitalin e Traumës.


Shtuar më 26.10.2026 14:49