Elbasani kërkon mbështetjen e tifozëve për Erjon Vishkullin para përballjes me Partizanin

Klubi i Elbasanit ka ndërmarrë një nismë solidariteti për Erjon Vishkullin, tifozin që po trajtohet nga mjekët pasi u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës.

Përmes rrjeteve sociale, klubi ka bërë të ditur se të ardhurat nga çdo biletë e blerë për ndeshjen ndaj Partizanit do të mblidhen për të ndihmuar në kurimin e tij.

Të lidhura

None found

“Këtë herë, përtej 90 minutave, luajmë edhe për Erjonin”, shkruan Elbasani, ndërsa ka publikuar edhe çmimet e biletave, të cilat kanë nisur të shiten që prej ditës së sotme.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Vishkullin. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është ofruar për t’i mundësuar një trajtim më të specializuar, pas incidentit të rëndë ku kryetifozi i Kombëtares mbeti i dëmtuar.


Shtuar më 26.10.2026 14:30