Kuvendi i Kosovës pritet të zhvillojë sot një seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. Lajmin e bëri të ditur Vigan Qorrolli, kryetar i Komisionit për Legjislacion, në mbledhjen e sotme të këtij komisioni.
Qorrolli akuzoi prokuroren dhe kërkoi që ajo të mbajë përgjegjësi para ligjit. Ai i lidhi këto akuza me mënyrën se si institucionet iu përgjigjën kërkesës së Arlindës për ndihmë.
Të lidhura
None found
Rasti ka ngritur pikëpyetje për veprimet e institucioneve, pasi Zekaj kishte kërkuar mbrojtje vetëm tri ditë përpara se të gjendej e vdekur.
Në një parashtresë drejtuar kryeprokurores së Pejës, ajo kishte kërkuar veprim urgjent ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk i kishin kryer detyrat për ta mbrojtur.
Zekaj kërkonte në letrën e saj zbatimin e menjëhershëm të një vendimi gjyqësor, si dhe nisjen e hetimeve ndaj zyrtarëve të përfshirë në trajtimin e rastit, përfshirë edhe ata të Qendrës për Punë Sociale.



