VIDEO/ Ilir Daja ndërpret intervistën e Nevil Dedes, e përgëzon për Egnatian dhe lë pas rivalitetin në fushë

Dinamo iu rikthye fitoreve pas dy humbjeve radhazi, duke mposhtur Egnatian 2-1. Në “Elbasan Arena”, skuadra kryeqytetase përmbysi rezultatin, ndërsa gara për titull mbetet e hapur pas barazimit 0-0 të Teutës me Elbasanin.

Një episod i veçantë ndodhi në emisionin “Supergol” të RTSH Sport, teksa trajneri i Egnatias, Nevil Dede, po komentonte humbjen e skuadrës. Ilir Daja iu afrua gjatë intervistës për ta përgëzuar dhe për ta uruar publikisht për atë që po arrin Egnatia në Europë.

Të lidhura

None found

Takimi mes dy trajnerëve u shoqërua me përzemërsi: ata shtrënguan duart dhe u përqafuan. Daja vlerësoi punën e Ilir Dajës dhe Egnatian e tij, si dhe tha se do ta mbështesin ekipin në rrugëtimin europian.

“E uroj publikisht për rezultatet që Egnatia ka në Europë. Çdo ekip shqiptar që del atje ku ka shkuar Egnatia, gjithmonë do ta mbështesim”, u shpreh Daja.


Shtuar më 26.10.2026 10:18