Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vlerësoi arritjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara një ditë më parë në Republikën e Serbisë, duke e cilësuar rezultat historik për përfaqësimin e tyre politik.
Berisha u përcolli urimet shqiptarëve të Luginës për votimet. Ai theksoi se bashkimi në një koalicion të vetëm u siguroi dy mandate parlamentare, ndërsa mundësia për një mandat të tretë mbetet e hapur.
Të lidhura
None found
Berisha e përshkroi rezultatin si dëshmi domethënëse të fuqisë së bashkimit dhe rëndësisë së përfaqësimit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Në emër të Partisë Demokratike, u përcjell një urim të përzemërt shqiptarëve të Luginës së Preshevës për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Republikën e Serbisë. Pasi u bashkuan në një koalicion, fituan dy mandate parlamentare dhe mund të sigurojnë edhe një mandat të tretë. Urime dhe suksese!”, shkroi kryetari i PD-së.





