Mediumi italian raporton për fyerje ndaj Edon Zhegrovës nga tifozët e Lecces

Gjatë nxehjes para ndeshjes, tifozët e Lecces dyshohet se kanë drejtuar fyerje ndaj sulmuesit Edon Zhegrova. Futbollisti kosovar u është përgjigjur me një gjest provokues.

Sipas mediumit “Passione Juve24”, tifozët vendas kanë kënduar kore fyese në drejtim të Zhegrovës, i cili më pas ka reaguar ndaj tribunave.

Të lidhura

None found

Incidenti ndodhi para fillimit të takimit dhe tërhoqi vëmendjen për shkak të reagimit të lojtarit të Juventusit. Deri tani, ylli i Kosovës nuk ka komentuar për ngjarjen.

Zhegrova u zhgënjye të dielën, kur Juventusi fitoi 0-2. Luciano Spalletti nuk e aktivizoi në formacionin startues, ndonëse mungonin dy lojtarë në pozitën e tij, dhe as nuk e inkuadroi gjatë ndeshjes.

Me këtë fitore, Juventusi arriti në kuotën e 14 pikëve dhe renditet i shtati, tetë pikë prapa liderëve Inter dhe Lazio.


Shtuar më 26.10.2026 10:06