Gjatë një kontrolli doganor të një dërgese postare, Dogana e Kosovës ka evidentuar substanca të dyshuara si kanabis.
Dërgesa u përzgjodh për verifikim të imtësishëm pasi pajisjet e skanimit sinjalizuan parregullsi dhe zyrtari doganor krijoi dyshime lidhur me përmbajtjen e saj.
Të lidhura
None found
Kontrolli fizik pas hapjes së pakos zbuloi dhjetë cigare të mbushura me substancë të dyshuar si kanabis, si dhe dy copë torte që dyshohet se përmbajnë kanabis.
Për rastin është vënë në dijeni Njësia përkatëse e Antidrogës e Policisë së Kosovës, e cila pritet të ndërmarrë hapat e mëtejshëm në përputhje me kompetencat ligjore dhe procedurat në fuqi. Dërgesa dhe përmbajtja e saj janë ndaluar për procedim të mëtejshëm institucional.
Dogana e Kosovës ka deklaruar se do të vijojë angazhimin për parandalimin e kontrabandës dhe qarkullimit të paligjshëm të mallrave, në bashkëpunim me institucionet kompetente për trajtimin e rasteve të tilla.




