COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 6173 testime, 535 raste të reja, 2 humbje jete dhe 122 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 6173 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 535 qytetarë, në këto bashki:
184 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 37 në Vlorëm, 29 në Durrës, 19 në Malësi e Madhe, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, nga 13 raste në Sarandë, Elbasan, nga 12 raste në Lezhë, Kamëz, Fier, 10 në Vau i Dejës, 7 në Peqin, nga 6 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Prrenjas, nga 5 raste në Kuçovë, Dimal, Mallakastër, nga 4 raste në Dibër, Mat, Divjakë, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Krujë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Shijak, Vorë, Roskovec, Memaliaj, Pogradec, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Patos, Tropojë, Has, Pukë.
Aktualisht janë 4615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 45 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 77 vjeç nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 122 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,042 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 535
Të shëruar në 24 orë 122
Të shtruar në spitale 60
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 6173
Testime totale 985,705
Raste pozitive 138,132
Raste të shëruara 131,042
Raste Aktive 4615
Humbje jete 2,475
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1781
Shkodër 739
Vlorë 416
Fier 409
Durrës 261
Elbasan 239
Lezhë 217
Berat 164
Gjirokastër 144
Korçë 101
Kukës 88
Dibër 56