Përparim Rama synon drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se do të hyjë në garë për kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e brendshme të parashikuara për vitin e ardhshëm.

Gjatë një prononcimi për mediat sot, ai i kërkoi kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhikut, të largohet nga detyra.

Të lidhura

None found

“A keni dëgjuar që kam thënë se po? Do të jem (kandidat për kryetar të LDK-së). Jam dëshmuar në Prishtinë, jam rizgjedhur, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë. Mendoj se kishte bërë mirë (të dorëhiqet Abdixhiku). Ashtu duhet me u bë”, u shpreh Rama.

Abdixhiku ishte ai që, në vitin 2021, e prezantoi Ramën si kandidat të LDK-së për kryetar të Prishtinës. Në atë kohë, Rama nuk kishte përvojë politike dhe njihej kryesisht për punën si arkitekt e urbanist me përvojë ndërkombëtare.

Nën siglën e LDK-së, Rama fitoi zgjedhjet lokale të viteve 2021 dhe 2025, duke u zgjedhur kryetar i Prishtinës në të dyja rastet.

Ai ka përsëritur vazhdimisht se nuk është anëtar i LDK-së.


Shtuar më 22.10.2026 13:02