Këtë të mërkurë, ish-drejtuesi i Policisë, Mit’hat Havari,e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si diktator, ndërsa akuzon Policinë e Shtetit për ushtrim dhune ndaj të rinjve.
Teksa fliste për News24, Havari u shpreh se studentët përfaqësojnë pjesën më të pastër të shoqërisë dhe se protestojnë për të ardhmen e tyre, problemet ekonomike dhe mungesën e meritokracisë në Shqipëri.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, ish-drejtuesi i Policisë kritikoi reagimin e uniformave blu ndaj protestuesve, duke e cilësuar dhunën e ushtruar si të egër dhe duke e krahasuar atë me veprimet e juntave.
“Studentët të cilët duke parë që diktatori, sepse rama është diktator. Pas Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe Sali Berishës, tani është ky. Diktatorët nuk dorhiqen, diktatorët rrëzohen nga populli. Studentët janë krijesa më e pastër e shoqërisë. Ata nuk kanë linja politika, kanë të ardhmen e tyre të cunguar, kanë probleme ekonomike. Nuk ka meritokraci në Shqipëri. Këta radhë ai ushtroi dhunë, kam parë dje një dhunë të ethshme kundër studentëve, këto i bëjnë juntat. Policia e Shtetit fatkeqësisht drejtohet nga ai. Ministri i brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm janë kukulla. Kanë ushtruar një dhunë të egër ndaj rinisë studentore”, tha Havari.
Sipas tij, drejtori i policisë dhe ministri i Brendshëm janë thjesht kukulla: “Policia e shtetit sot po mbron diktatorin. Populli kërkon rrëzimin e tij. Njëra palë kërkon rrëzimin, tjetra e mbron. Asnjë diktator nuk e ka cuar deri në fund, ka një fund të pashmangshme”.
Ndërsa teksa komentoi deklaratat e Ramës se dëmet do të paguhen nga të rinjtë dhe familjet e tyre, Havari u shpreh se ato deme nuk kushtojnë me shumë se të mbathurat e nje personi te arrestuar per vjedhje te shqiptareve.
“Nëse kanë shkatërruar një farë infrastrukture nuk kushtojnë më shumë se të mbathurat që e një personi që është arrestuar për vjedhje të këtij populli. 800 mijë euro-1 mln euro janë tubacione, asgjë tjetër dhe ca llamba. Do t`i paguajë revolucioni, por kurrë studentët”.






