Formacioni që mund të kishte Manchester Unitedi nëse Ten Hag do të merrte katër përforcimet e dëshiruara

Manchester Unitedi do të mund të kishte një përbërje krejtësisht tjetër aktualisht, nëse Erik ten Hag do të kishte arritur të sillte në “Old Trafford” katër lojtarët që synonte.

Të lidhura

None found

Tekniku holandez u shkarkua nga drejtimi i “Djajve të Kuq” në tetor të vitit 2024, pas një starti shumë të dobët në sezon, ku skuadra regjistroi vetëm tri fitore në nëntë javët e para të Ligës Premier.

Gjatë një interviste ekskluzive për The Athletic, Ten Hag rrëfeu përvojën e tij te Manchester Unitedi dhe foli për premtimet që drejtuesit e klubit nuk i përmbushën, edhe pse ai kishte firmosur zgjatjen njëvjeçare të kontratës pas fitores ndaj Manchester Cityt në finalen e FA Cup.

Ai përmendi gjithashtu pakënaqësinë për largimin e Scott McTominayt drejt Napolit për 30 milionë euro në verën e vitit 2024, si dhe faktin se klubi nuk realizoi asnjë nga katër transferimet që kishte kërkuar.

Po të kishte në dispozicion futbollistët e synuar, formacioni i Manchester Unitedit mund të ndërtohej në këtë mënyrë.

Andre Onana do ta ruante vendin mes shtyllave, pavarësisht problemeve të tij. Në repartin defensiv, Diogo Dalot do të aktivizohej në të djathtë, Lisandro Martinez dhe Matthijs De Ligt do të përbënin qendrën e mbrojtjes, ndërsa Luke Shaë do të luante në krahun e majtë.

Declan Rice do të ishte emri kryesor i mesfushës dhe mund të formonte partneritet me McTominayn, në rast se Ten Hag do ta bindte klubin të mos e shiste. Përpara tyre do të pozicionohej Bruno Fernandes, në rolin e krijuesit të aksioneve.

Në vijën e ofensivës, Bryan Mbeumo do të merrte krahun e djathtë, Marcus Rashford do të luante majtas, ndërsa Harry Kane do të ishte sulmuesi qendror dhe pika kryesore e sulmit.

Brian Brobbey dhe Danny Ëelbeck, dy emrat e tjerë të përfshirë në listën e dëshirave të Ten Hagut, do të ishin opsione rezervë për repartin ofensiv.

Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit: Onana; Dalot, De Ligt, Martinez, Shaw; Rice, McTominay, Fernandes; Mbeumo, Rashford; Kane.


Shtuar më 20.10.2026 14:45