Kush shkatërron do paguajë/ Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, përgjegjës do të jenë edhe prindërit!

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se dëmet e shkaktuara gjatë protestave do të paguhen nga vetë ata që i shkaktojnë, ndërsa paralajmëroi se përgjegjës do të jenë edhe prindërit e nxënësve apo të miturve.

Ai iu referua veçanërisht rasteve të dëmtimit të trotuareve dhe hapësirave publike, duke argumentuar se fondet që përdoren për riparimet mund të ishin shfrytëzuar për investime të tjera në shërbim të qytetarëve.

Të lidhura

None found

“Kush shkatërron duhet të paguajë. Kush shkul pllakat e trotuareve dhe kush detyron dhe imponohet bashkisë së qytetit që çfarë ka planifikuar për kopshte, shkolla dhe duhet ta çoje për riparime, duhet të përndiqet nga hija e shtetit që i vjen pas dhe i kërkon deri në fund dëmshpërblimin.

Gjykata edhe pse në këndvështrimin tim ka lënë shumë për të dëshiruar, i ka konsideruar arrestet të ligjshme. Një numër jo i vogël ka qenë ndalime të miturish që gjykata ka dhënë vendim të mbikëqyrjes prindërore. Prindëri ka përgjegjësinë e vet. Por prindërit nuk do të mbeten jashtë kësaj përgjegjësie, do paguajnë dëmet që bëjnë fëmijët e tyre. Kjo nuk është kështu, është i mitur dhe nuk mban përgjegjësi”, u shpreh Rama ne takimin me drejtuesit e gjimnazeve.

Kryeministri bëri të ditur se qeveria po shqyrton edhe mundësinë e uljes së moshës për përgjegjësinë penale, një çështje që po diskutohet edhe në vende të tjera te BE.

“Unë nuk jam i idesë që për të miturit përgjigjja e vetme është ajo që po bën sot BE, ulja dhe ndryshimi i natyrës së qasjes ndaj përgjegjësisë penale. Është një opsion që do ta studiojmë, dhe do ta shohim nëse do ta ulim moshën për dënimin penal, do ta diskutojmë”, deklaroi kreu i qeverise.


Shtuar më 20.10.2026 09:02