Mbi 8,500 njerëz janë evakuuar nga Afganistani përmes aeroportit të Kabulit që nga e diela e kaluar, ditën kur talebanët morën kontrollin e vendit, raporton albeu.com.
Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë transportuar numrin më të madh të njerëzve: mbi 5,200, përfshirë 2,000 në 24 orët e fundit.
E ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 1,200 persona (përfshirë qytetarët afganë) dhe Gjermania me 900 persona (përfshirë 100 afganë)./albeu.com