Berisha përshëndet mbështetësit me flamurin e PD pak javë para hyrjes në Parlament (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur ditën e sotme mbështetësit e tij me një fotografi që ka në qendër flamurin e PD-së.

Fotografia është shkrepur në Zagreb të Kroacisë, ku një i ri mban në dorë flamurin demokrat.

Kjo foto vjen në një moment kur është rritur presioni ndaj Berishës për distancimin nga PD, pas shpalljes së tij “Non Grata” nga SHBA.

Ndoshta ky mund të jetë një mesazh nga dora e tij se ai nuk do të heq dorë kurrë nga Partia që drejtoi për vite me radhë.

“Miq, ju pershendes me kete foto te demokratit ne Zagreb! sb” ka shkruar Berisha./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 13:19