EMRAT/ Dhunuan punonjësit e policisë, dy të arrestuar në Mirditë

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : Spartak Doda, 36 vjeç dhe Artur Ndreca, 41 vjeç, të dy banues në Rubik, Mirditë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Rubik,Mirditë kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Mirditë , pas një konflikti me shtetasit G.P., dhe M.,banues në Rubik,Mirditë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 10:23