Ish-konkurrentja e Përputhen, Gilberta Simoni deklaroi deklaroi tre ditë më parë se nuk është më bashkë me Ilir Larën. Ish-konkurrentët e “Për’puthen +40” fituan zemrat e shumë fansave që donin t’i shihnin bashkë kur pranuan publikisht ndjenjat për njëri-tjetrin dhe shkëmbyen puthje pasiononte në buzë.
Mirëpo, me anë të një postimi në Instastory, Gilberta tregoi se është ndarë nga Iliri, teksa shkruante: “Jo nuk jam me Ilirin. Jam e lirë e po shijoj verën. E vërteta, e hapur e kthjellët, jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit, njerëzit shprehin atë që po jetojnë në atë fazë dhe ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi. Kjo është jeta. E vijojmë para. Kush do na shoqëron”.
Ditën e djeshme, ish-konkurrentja ka zbuluar edhe arsyen e ndarjes mes tyre. Ajo shkroi në Instatsory gjatë bisedës me ndjekësit: “Edhe unë besoja tek dashuria. Doja që Iliri të ishte më prezent. Pas një mesazhi që i nisa unë, ne nuk folëm më”.
E pyetur pse nuk i heq fotot me Ilirin, ajo u përgjigj: “Unë nuk i heq jo fotot, por asnjë presje kësaj eksperience. Është pjesë e jetës sime tashmë dhe një pjesë e bukur”.
Iliri jeton në Itali e mesa duket distanca ka ndikuar në prishjen e marrëdhënies që ish-çifti kishte ndërtuar. Lajmi se ata janë ndarë vjen vetëm një muaj e gjysmë pas përfundimit të programit të dashurisë./Panorama/