Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët sot rreth orës 10:00. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion parprak

Sot, rreth orës 09:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është përfshirë nga flakët kati i dytë i banesës së shtetasit K. B., 60 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com

 


Shtuar 18.08.2021 10:49