Luana sozi e aktores së famshme, a ngjajnë vërtet? (FOTO LAJM)

Mjaftoi një veshje e re e një look i ri që Luana mbrëmjen e djeshme të gjente sozinë e saj. Moderatorja u shfaq e veshur me pantallona të shkurtra xhinsi, bluzë me mëngë të gjata, flokët e kapur topuz e buzët e kuqe. Teksa publikoi foto e video nga një darkë, Luana tregoi se kishte marrë edhe mesazhe që e krahasonin me aktoren e modelen kolumbiane, Sofia Vergara.

“Më thanë dukesh si Sofia Vergara sonte”-shkruan Luana, por si thoni ju, i ngjan?


Shtuar 18.08.2021 10:43