Zjarre në rrugë gjatë protestës, tensione në Rrugën e Durrësit dhe te Mine Peza

Edhe pas më shumë se katër orësh nga nisja e tubimit, Rruga e Durrësit dhe zona e Mine Pezës mbeten të përfshira nga tensionet. Protestuesit kanë ndezur disa zjarre në mes të rrugës.

Nga zonat ku janë grumbulluar pjesëmarrësit në protestë raportohen reklama dhe tenda të djegura. Ndezja e vatrave të zjarrit në akset rrugore e ka përshkallëzuar situatën aty ku po mbahet tubimi.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve, dëmtime pothuajse të plota ka pësuar një institucion financiar që ndodhet në Rrugën e Durrësit.

Policia qëndron në gatishmëri, teksa tensionet ende nuk janë qetësuar.


Shtuar më 13.10.2026 18:59