Situata në rrugët e kryeqytetit vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa policia ka nisur një tjetër seri shoqërimesh me forcë të protestuesve.
Pamjet e reja të siguruara në vendngjarje tregojnë efektivët e rendit duke ndërhyrë sërish ndaj personave të pranishëm në rrugë.
Të lidhura
None found
Në video shihet momenti kur një protestues mbahet i shtrirë në tokë nga forcat e policisë dhe më pas zvarritet përgjatë vijave të bardha, në drejtim të mjeteve të shoqërimit.
Ndërhyrjet po zhvillohen mes tymit dhe kaosit në rrugë, ndërsa numri i personave të shoqëruar në komisariate vijon të rritet nga çasti në çast.






