Bayern Munich vendos Dani Olmon në krye të listës, shqetësim për Hansi Flick

Dani Olmo është prioriteti i Bayern Munichut për merkaton e verës së ardhshme, nëse bavarezët zgjedhin të riorganizojnë repartin e tyre sulmues.

Të lidhura

None found

Gazeta spanjolle Sport shkruan se mesfushori i Barcelonës renditet mes emrave kryesorë që klubi gjerman synon për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve, drejtori sportiv Max Eberl e vlerëson shumë përfaqësuesin e Spanjës.

Një lëvizje konkrete për të afruar 28-vjeçarin mund të vijë në rast të largimit të Jamal Musialës ose Michael Olises nga skuadra. Deri tani, megjithatë, nuk është konfirmuar ndonjë marrëveshje.

Aftësia e Olmos për të mbuluar role të ndryshme në sulm është një prej arsyeve që e bëjnë atë një alternativë tërheqëse për Bayern Munichun.

Mesfushori është i lidhur me Barcelonën me kontratë deri në vitin 2030. Ndonëse përballet me konkurrencë të fortë për një vend në njëmbëdhjetëshen e Hansi Flick, raportohet se ai dëshiron ta vijojë karrierën te klubi katalunas.


Shtuar më 13.10.2026 16:09