Policia ka nisur shoqërimet e para përpara Ministrisë së Arsimit, ku tensionet janë përshkallëzuar sërish në përballje të dhunshme fizike mes protestuesve dhe efektivëve.
Ndërhyrja e vendosur e forcave të rendit në terren ka pasuar përdorimin e autobotit me ujë me presion, me qëllim largimin e turmës nga perimetri i ndërtesës.
Të lidhura
None found
Gjatë shoqërimeve ka pasur përplasje të forta. Efektivët kanë neutralizuar disa prej protestuesve më aktivë dhe i kanë marrë me forcë për t’i shoqëruar në komisariatet e kryeqytetit.






